E TRETA E VËRTETA PËR LUBOTENIN

Pallati i Sporteve "Bill Klinton" në Ferizaj ka pritur ndeshjen e tretë të serisë së finaleve, në Superligën e Kosovës në volejboll, te meshkujt.
Pas dy ndeshjeve, ku secila prej skuadrave finaliste fitoi si vendas, në takimin e tretë në Ferizaj ka triumfuar KV Luboteni.
KV Peja e nisi më mirë ndeshjen duke triumfuar në setin e parë, 25:22, me skenar të njëjtë sikur në takimin e parë në Ferizaj.
Mirëpo ferizajasit në setin e dytë nuk qëndruan duarkryq dhe e shfrytëzuan maksimalisht të rikthehen në lojë, duke triumfuar me epërsi minimale 25:23 në setin e dytë.
Periudha e tretë ishte dramë në vete, marrë parasysh rëndësinë e avantazhit në, që do ta krijonte fitorja eventuale.
Deri në çastet e fundit, u pa betejë e madhe në çdo top, derisa në fund, nuk mjaftoi kuota e 25 pikëve për ta mësuar fituesin e këtij seti.
KV Luboteni, në momentet finale tregoi përqëndrim më të madh duke festuar 26:24, për 2-1 në sete, duke regjistruar epërsinë e parë në rezultatin e përgjithshëm.
Ferizajasit nuk i zhgënjyen adhuruesit e shumtë dhe setin e katërt e nisën shumë më mirë, duke e kufizuar KV Pejën fillimisht në 12:5, e pastaj për ta kufizuar në vetëm 14 pikë, për ta festuar titullin e kampionit.
Ju rikujtojmë se KV Luboteni e kishte fituar ndeshjen e parë në Ferizaj 3:1, ndërsa në takimin e kthimit KV Peja kishte festuar 3:2, duke barazuar serinë e finaleve në përpjekje për të mbrojtur titullin e kampionit.
Titulli i kampionit e mbyll në mënyrën më të mirë sezonin e KV Luboteni, e cila skuadër sivjet rrëmbeu edhe Kupën e Kosovës në volejboll.

Rezultatet e ligave:

SUPERLIGA - Meshkujt

Nr.Ekipi N.P.
1.Luboteni 1442
2.Peja 1430
3.Prishtina Volley 1428
4.Drenica-R&Rukolli 1425
5.Theranda 1417
6.Vushtrria 1416
7.As Vushtria 148
8.Prishtina 142

KOLEGJI UNIVERSI SUPERLIGA - Femrat

Nr.Ekipi N.P.
1.Drita 1437
2.Skenderaj 1436
3.Kastrioti 1432
4.Prishtina Volley 1427
5.Ferizaj 1410
6.Gryka 149
7.Drenasi 149
8.Prishtina 148

Liga e I-rė - Femrat

Nr.Ekipi N.P.
1.Vushtrria 924
2.Trepça 922
3.Ulpiana 1017
4.Akad. Drita 915
5.F. Kosova 1014
6.Dukagjini 97
7.Prishtina J 100

Liga e I-rė - Meshkujt

Grupi Lindje:

Nr.Ekipi N.P.
1.Ulpiana 718
2.Shpella 615
3.Ferizaj 610
4.Arberia 75
5.Kacaniku 73

Grupi Perendim:

Nr.Ekipi N.P.
1.Malisheva 616
2.Vėllaznimi 614
3.Drenasi 65
4.Gjimnazisti 52